Interi dhe Real Sociedadi synojnë fitore për kreun e grupit, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Interit dhe Real Sociedadit, para takimit në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “Giuseppe Meazza” është arenë e kësaj sfide, që nis nga ora 21:00, e që i takon Grupit D, shkruan lajmi.net. Interi dhe Sociedadi janë kualifikuar në fazën “nokaut” të Ligës së Kampionëve, por synojnë sonte me fitore…

Sport

12/12/2023 20:03

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Interit dhe Real Sociedadit, para takimit në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Giuseppe Meazza” është arenë e kësaj sfide, që nis nga ora 21:00, e që i takon Grupit D, shkruan lajmi.net.

Interi dhe Sociedadi janë kualifikuar në fazën “nokaut” të Ligës së Kampionëve, por synojnë sonte me fitore të kalojnë tutje si lider të grupit.

Dy ekipet kanë nga 11 pikë, me Sociedadin që është i pari me goldallim më të mirë se Interi.

Formacionet zyrtare:

Inter: Sommer, Darmian, Acerbi, Augusto, Cuadrado, Frattesi, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Alexis Sanchez.

Sociedad: Remiro, Zubeldia, Traore, Le Normand, Ahen, Merino, Oyarzabal, Zubimendi, Zakharyan, Take, Sadiq./Lajmi.net/