Interi dhe Juventusi para aktit të dytë gjysmëfinal në Kupën e Italisë, formacionet e mundshme
Interi dhe Juventusi e zhvillojnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino u mbyll me barazim 1:1, ndërkohë sonte në “Giuseppe Meazza” do të mësohet ekipi finalist i kompeticionit të dytë madhor në futbollin italian, shkruan lajmi.net. Trajneri i Juventusit, Massimiliano…
Sport
Interi dhe Juventusi e zhvillojnë sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino u mbyll me barazim 1:1, ndërkohë sonte në “Giuseppe Meazza” do të mësohet ekipi finalist i kompeticionit të dytë madhor në futbollin italian, shkruan lajmi.net.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mund të përdorë një formacion 3-5-2 pa asnjë qendërsulmues klasik kundër Interit, ndërsa te Interi Edin Dzeko është favorit për të startuar para Romelu Lukakut në sulm.
“Nerazzurrët” duhet të përballen pa qendërmbrojtësin e dëmtuar, Milan Skriniar.
Juventusit do të ketë mungesë të dy sulmuesve, Dusan Vlahoviq dhe Moise Kean.
Sipas Gazzetta dello Sport, Federico Chiesa dhe Angel Di Maria pritet të startojnë në sulm me formacionin 3-5-2 pa qendërsulmues klasik te Juventusi.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.
Juventus (3-5-2): Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostiq; Di Maria, Chiesa./Lajmi.net/