Interi del triumfues nga Artemio Franchi, ngjitet në pozitën e parë përkohësisht

Fiorentina dhe Inter janë përballur në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Sport

05/02/2021 22:39

Pavarësisht që Fiorentina ka qenë skuadër e papërshtatshme këtë seozon, ata nuk mundën ti bëjnë ballë Interit, transmeton lajmi.net.

“Nerazzurrët” ishin në kontroll gjatë gjithë ndeshjes, fillimisht pas një asistimi nga Alexis Sanchez, ishte Nicolo Barella i cili shënoi një gol fantastik nga distanca në minutën (31’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të Interit.

Në pjesën e dytë, Vidal u largua nga fusha shkaku i një lëndimi.

Në minutën e (52’), Iven Perisic shfrytëzoi një asistim nga Hakimi për të dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij.

Rezultati përfundimtar Fiorentina 0-2 Inter.

Tani, “Nerazzurrët” mbajnë pozitën e parë me 47 pikë ku kanë një pikë më shumë se Milani i cili ka një ndeshje për të zhvilluar./Lajmi.net/