Interi arrin marrëveshje me Cagliarin për Nainggolan
Interi ka arritur marrëveshje që të dërgojë mesfushorin Radja Nainggolan sërish të Cagliari në formë huazimi.
Sport
Belgu nuk ka gjetur pozitën në formacionin startues dhe kërkoi largimin në janar, transmeton lajmi.net.
Cagliari përfitoi nga kjo mundësi dhe arriti marrëveshje për huazimin deri në fundin e edicionit.
Nainggolan të klubi italian do ribashkohet me trajnerin e Romës, Eusebio di Francesco kurse ekziston edhe opsioni për blerje.
Në ditët në vijim pritet që të bëhet gjithçka zyrtare./Lajmi.net/