Interi arkëton pikët e plota ndaj Spezias

Interi ka fituar në shtëpi me rezultat 2 - 1 kundër Spezias.

Sport

20/12/2020 16:57

“Neurazurët” ishin më të mirë nga minuta e parë dhe me plotë meritë, arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër assesi s’ia doli të realizojë në portën kundërshtare.

Ishte Hakimi që pas asistimit të Martinezit zhbllokoi shifrat (51′).

Kurse, ylli Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren (71′).

Spezia gjeti golin në fundin e ndeshjes përmes Piccolit (90+4′).

Me këtë fitore, Interi vazhdon të ndjek kreun e tabelës duke u renditur në pozitën e dytë me 30 pikë, një më pak se lideri AC Milan, derisa Spezia qëndron në vendin e 17-të me 11 pikë të tubuara./Lajmi.net/