Interesimi i Real Madrid për Sterling – Guardiola jep komentet e tij

Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me interesimin e Real Madrid për yllin e Manchester City, Raheem Sterling.

Sport

21/02/2020 16:48

Dënimi i UEFA për Manchester City ka hapur vend për shumë spekulime. Largimi i yjeve të skuadrës si pasojë e zvoglimit të pagave është një nga temat kryesore në mediet angleze.

Një nga lojtarët më të përmendur është Raheem Sterling, emri i të cilit lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi. Lidhur me këto zëra ka folur edhe Pep Guardiola, i cili nuk ka shprehur ndonjë shqetësim.

“Lojtarër janë të lirë të flasin për ato që besojnë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Jam krejtësisht i sigurt sa i përket përkushtimit të lojtarëve tanë. Ata e kanë treguar këtë për shumë vite. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh, por tani përkushtimi vazhdon për tre muaj, në secilën ndeshje. Nuk kam dyshime” ka shtuar ndër të tjerash trajneri i ‘Citizens’.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës skuadra e Manchester City do të arrijë t’i mbajë shërbimet e yllit anglez, Sterling. /Lajmi.net/