Interesimi i Arsenalit për Jesus, e shtynë Osimhen të qëndrojë te Napoli
Victor Osimhen do të qëndrojë te Napoli.
Sport
Sulmuesi napolitan, Osimhen pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Diego Armando Maradona’.
Forma e mirë e nigerianit në sezonin e kaluar, bëri që shumë ekipe të vihen pas tij.
Në mesin e tyre edhe Arsenal, që fillimisht u treguan tejet të interesuar për 23 vjeçarin.
Por, kohën e fundit ‘Topçinjtë’ kanë kthyer sytë nga Gabriel Jesus.
Kështu sipas ‘Football-italia’, interesimi i Arsenal për sulmuesin brazilian, ka shtyrë Osimhen të qëndrojë me ekipin e tij, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi ka kontratë me Napoli deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi 65 milionë euro./Lajmi.net/