Interesim i madh për ndeshjen kundër Sllovakisë, Dardanët kanë një apel për të gjithë tifozët

Tifo-grupi i kombëtares së Kosovës, Dardanët, kanë bërë të ditur se interesimi për ndeshjen me Sllovakinë në Bratislavë, është i madh. Ata kanë caktuar një pikë-takim për të gjithë tifozët, ditën e enjte. Postimi: APEL PËR TË GJITHË TIFOZËT DARDANË Të enjten jemi shpresëplotë se kapitulli i historisë së lavdishme do të nisë nga Bratisllava…

Sport

24/03/2026 10:36

Tifo-grupi i kombëtares së Kosovës, Dardanët, kanë bërë të ditur se interesimi për ndeshjen me Sllovakinë në Bratislavë, është i madh.

Ata kanë caktuar një pikë-takim për të gjithë tifozët, ditën e enjte.

Postimi:

APEL PËR TË GJITHË TIFOZËT DARDANË

Të enjten jemi shpresëplotë se kapitulli i historisë së lavdishme do të nisë nga Bratisllava për ekipin tonë dardan. Interesimi rrëqethës dhe marramendës për të marrë pjesë në këtë ndeshje na gëzon pa masë dhe bashkërisht, si ne në tribuna, ashtu edhe futbollistët në betejën e fushës së blertë, do të përpiqemi të dalim fitimtarë.

Si tifogrup, ju bëjmë me dije se kemi caktuar vendtakimin për të gjithë tifozët tanë, qofshin ata Dardanë të regjistruar, ata që kanë marrë bileta nga ne apo ata që kanë siguruar bileta në sektorë tjerë të stadiumit, pa dallim. Me pak fjalë, ju lusim, në mënyrë që të shmangim ekspozime të tepërta dhe të panevojshme në kryeqytetin sllovak, që nga ora 14:00 deri në ora 17:45 të takohemi në lokacionin në fjalë:

Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Slovakia

Ju lutemi, ta shpërdani fjalën dhe të gjithë të vini në vendin e sipërpërmendur dhe kështu të qëndrojmë së bashku, të krijojmë atmosferë entuziaste dhe përkrahëse për djemtë tanë e më vonë, të marshojmë të gjithë së bashku drejt dyerve të stadiumit.

Të enjtën në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar.

Besa-besë, si kaherë, ballëlartë e me betim me duar në zemër, për Kosovën, për Republikën si amanet i brezave që e ëndërruan dhe nuk arritën ta jetojnë!