Interesim i madh para vendimit për Limajn

Qytetarë të shumtë po presin para Kinemasë ABC 1 vendimin që pritet të jepet pas pak çastesh për Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij. Aktgjykimi për këtë rast po mbulohet edhe nga media të shumta vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme

17/09/2013 13:19

Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur para Kinemasë ABC 1 te “Qafa” për të pritur Aktgjykimin për rasin e njohur si “Kleçka”, që pritet të jepet nga një panel i gjyqëtarëve të EULEX’it pas orës 14:00.

Në një atmosferë me tension, siç ndodh rëndom në raste të tilla, të ndjeshme, miq, familjarë dhe simpatizantë të ish Komandant ”Çelikut” dhe ish bashkëluftëtarëve të tij të Brigadës “Kumanova”, po presin të emocionuar vendimin që do të jepet në sallën e kinemasë.

Krahas qytetarëve, vendimi final për rastin Kleçka, ka ngjallur interesimine e një numri të madh të mediave. Kjo ngjarje krahas mediave vendore po mbulohet edhe nga një numër i madh i mediave të huaja.

Deputeti i PDK’së dhe ish Komandanti i UÇK’së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij akuzohen nga Prokurori italian i EULEX’it Salustro për krime lufte , të supozuara se janë kryer në Kleçkë.