Inter zbulon programin stërvitor – vazhdon fryma pozitive në Serie A

Klubet e Serie A janë duke dhënë një frymë pozitive në Itali, me planet e tyre për rikthimin në fushat e blerta.

Sport

04/05/2020 08:46

Çlirimi i futbollit nga prangat e Covid-19 sikur ka sjell një frymë pozitive në Itali. Skuadrat e Serie A po planifikojnë rikthimin në qendrat stërvitore duke filluar nga sot dhe kjo gjë po shihe si pozitive.

Në mesin e plot skuadrave është edhe ajo e Inter që tashmë ka publikuar planin stërvitor, në këtë kohë krize.

Inter nuk ka obliguar lojtarët që të shkojnë në ambientet e klubit, por kanë cekur se distanca sociale duhet respektuar gjithsesi.

“Në dritën e rrethanave të reja të lëshuara nga Ministria e Brendshme, gjatë së dielës (3 maj), rrethana që parashikojnë mundësinë e atletëve të përfshirë në sportet kolektive që të stërviten individualisht në qendrat e tyre sportive ekipore, në përputhje me rregulat e distancës sociale, FC Internazionale Milano njofton se lojtarët e skuadrës A të klubit, mbi baza vullnetare, do të jenë në gjendje të përdorin fushat në qendrën stërvitore Suning, në Appiano Gentile, gjatë ditëve të ardhshme, për aktivitete individuale”, thuhet në njoftimin e Inter, transmeton lajmi.net.

“Rifillimi i aktiviteteve konkurruese do të përcaktohet dhe komunikohet sapo të përfundohet korniza përkatëse rregullative. Të gjitha zonat tjera të qendrës do të qëndrojnë të mbyllura, me përjashtim të objektit shëndetësor dhe teknik, i cili kërkohet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të mbrojtur atletët”, thuhet tutje.

Skuadra të tjera si Roma, Udinese, Sassuolo, SPAL, Bologna, etj, kanë konifrmuar se këtë javë rifillojnë stërvitjet, sigurisht, në seanca individuale. /Lajmi.net/