Inter po shqyrton alternativat për ta kthyer Kessie në Serie A

Skuadra e Inter mund të bëjnë një lëvizje për Franck Kessie. Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie mund të pranojë një ofertë për t’u kthyer në kampionatin elitar italian, Serie A. Sipas raportimeve nga ‘Calciomercato’, Inter do të bëjnë një ofertë për yllin e Bregut të Fildishtë gjatë verës së ardhshme, përcjell lajmi.net. Aventura e Kessie…

Sport

29/11/2022 23:51

Skuadra e Inter mund të bëjnë një lëvizje për Franck Kessie.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie mund të pranojë një ofertë për t’u kthyer në kampionatin elitar italian, Serie A.

Sipas raportimeve nga ‘Calciomercato’, Inter do të bëjnë një ofertë për yllin e Bregut të Fildishtë gjatë verës së ardhshme, përcjell lajmi.net.

Aventura e Kessie në ‘Camp Nou’ nuk ka nisur më së miri, duke startuar vetëm në dy nga shtatë ndeshjet që u aktivizuar në La Liga.

Inter e pëlqejnë Kessie tash e sa kohë, por lojtari zgjodhi të shkonte te Barca.

Mbetet të shihet nëse Inter do të gjejë zgjidhjen për ta marrë kartonin e mesfushorit. /Lajmi.net/