Inter pas Corentin Tolisso të Bayern

Inter synon përforcimin në repartin e mesfushës.

Sport

19/04/2020 15:00

Corentin Tolisso vazhdon të jetë lojtari që i intereson skuadrës së Inter, pasi këta të fundit janë të interesuar të përmirësojnë repartin e mesfushës.

25 vjeçari i cili kalonte te Bayern në vitin 2017, nga Olympique Lyon, ka kontratë me skuadrën e Bayern deri në vitin 2022.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Tolisso është një nga emrat që prinë në listën e Beppe Marotta, transmeton lajmi.net.

Tolisso preferohet më shumë sesa anëtari i Barcelonës, Arturo Vidal, edhe për shkak të moshës që ka.

Këtë sezon me Bayern, Tolisso ka kontribuar në tri gola dhe pesë asistime, në 25 paraqitje të regjistruara. /Lajmi.net/