Inter nuk gabon, triumfon ndaj Parmas

Interi ka triumfuar ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A.

Sport

04/03/2021 22:39

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stadio Ennio Tardini, transmeton lajmi.net.

Por, në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit, Antonio Conte, hyri në ndeshje me një dinamikë tjetër.

Ishte Romelu Lukaku i cili i dhuroi një asistim kilianit, Alexi Sanchez i cili shënoi min (54’).

Sanchez shënoi edhe njëherë në min (62’), edhe kësaj radhe Lukaku ishte asistues.

Parma arriti të shënojë golin e nderit përmes Hernanit min (71’).

Pas kësaj fitore, Interi shkëputet me tre pikë nga Milani në krye të tabelës me 59 pikë./Lajmi.net/