Inter ndërpret marrëdhëniet me sponsorin kryesor, shkak bëhet mospagesa

Me DigitalBits që dështuan në pagesat e tyre ndaj Interit, La Gazzetta Dello Sport raporton se klubi italian do të heqë sponsorin e tyre kryesor nga fanellat deri në fund të tetorit. Interi ka disa javë që kërkon një sponsor të ri të veshjeve, por nëse nuk arrin të gjejë një marrëveshje me një kompani…

Sport

29/09/2022 15:09

Me DigitalBits që dështuan në pagesat e tyre ndaj Interit, La Gazzetta Dello Sport raporton se klubi italian do të heqë sponsorin e tyre kryesor nga fanellat deri në fund të tetorit.

Interi ka disa javë që kërkon një sponsor të ri të veshjeve, por nëse nuk arrin të gjejë një marrëveshje me një kompani të re deri në momentin që heqë DigitalBits nga fanellat e tyre, ata nuk do të kenë asnjë sponsor duke filluar nga muaji i ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Inter i dha fund partneritetit historik me Pirellin në 2021 pas 26 vitesh, duke zëvendësuar prodhuesin e gomave me ofruesin e Fan Token Socios.

Pas vetëm një viti, këta të fundit u zëvendësuan me DigitalBits. /Lajmi.net/