Inter mëson të rejat rreth lëndimit të Bastoni, para ndeshjes ndaj Liverpool

Alessandro Bastoni pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Liverpool.

Sport

11/02/2022 11:52

Qendërmbrojtësi i Inter, Bastoni ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, por po rikuperohet mirë.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se Bastoni po e tejkalon mirë problemin në këmbë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme në Champions League, transmeton lajmi.net.

Lojtari italian u detyrua të linte fushën në përballjen që Inter e pati ndaj Romës, të martën, në kuadër të Kupës së Italisë.

Inter ka konfirmuar tashmë se 22 vjeçari ka dëmtim në kyçin e djathtë, dhe ishte në rrezik të humbte ndeshjen e parë ndaj Liverpool.

Nuk dihet akoma saktë se cili do të jetë statusi i tij për ndeshjen në fjalë, por ka disa media në Itali që e japin si shumë të mundshme mundësinë që ai të jetë i gatshëm. /Lajmi.net/