Inter lë Nike, i bashkohet Adidasit?

Inter është gati që të shkëput bashkëpunimin 20 vjeçar me brendin botëror, Nike.

Sport

16/03/2020 23:07

‘Zikaltrit’ do të mbajnë negociatat me kompaninë e Nike për një rinovim të mundshëm kontrate, por gjasat janë të vogla.

Nike aktualisht paguan Interi 10 milionë euro për sezon, larg më pak sesa gjigantët e Evropës që marin rreth 51 milionë nga kompanitë e tyre.

Adidas është firma që paguan Juventusin deri në 51 milionë euro në sezon.

Kështu, raportime nga Italia bëjnë të ditur se Inter mund t’i bashkohet Adidasit, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Inter, pas negociatave që do t’i zhvillojë me Nike. /Lajmi.net/