Inter kopjon Atletico Madridin

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka pranuar se skuadra e tij duhet të ndjek shembullin e Atletico Madridit. Ekipi i Diego Simeones ka befasuar të gjithë këtë edicion duke kryesuar në La Ligë dhe siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Europa League. Kurse, Nerazzurrët janë duke kaluar një stinor dëshpërues jashtë katër pozitave të para…

Sport

12/04/2014 15:58

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka pranuar se skuadra e tij duhet të ndjek shembullin e Atletico Madridit.

Ekipi i Diego Simeones ka befasuar të gjithë këtë edicion duke kryesuar në La Ligë dhe siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Europa League.

Kurse, Nerazzurrët janë duke kaluar një stinor dëshpërues jashtë katër pozitave të para në Serie A dhe me një tjetër mungesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, Mazzarri shpreson në një të ardhme më të mirë.

“Nëse Atletico Madrid mund të shërbejë si model i yni? Po, është e mundur. Por, edhe një super ekip si Barcelona në të kaluarën ka arritur të rindërtohet duke krijuar kampion në shtëpinë e saj”, deklaroi Mazzarri në konferencë për shtyp para duelit me Sampdorian të dielën.