Inter i sigurt, deklason Crotone dhe ngjitet në vendin e parë

Inter ka triumfuar ndaj Crotone në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Sport

03/01/2021 14:22

Inter dhe Crotone u ndeshën në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A, “Nerazzurrët” nisën ndeshjen dobët pasi që Crotone doli në avantazh.

Golin për mysafirët e shënoi Zellenato në minutën 12′ të ndeshjes.

Nuk vonoi përgjigja e “Nerazzurrëve”, ishte Lautaro Martinez i cili barazoi shifrat në minutën 20′, ndërsa në minutën e 30′ përmes një autogoli, Inter doli në avantazh. Autogolin e shënoi Morrone.

Por, Crotone si dukej  nuk dëshironte të dorëzohej lehtë, në minutën 36 u akordua penalti për ta, Golemic realizoi për rezultatin 2-2. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, transmeton lajmi.net.

Me të filluar pjesa e dytë, Inter dukej shumë më i rreziksëm, po rridhte minuta 57′ kur Lauraro Martinez shënoi golin e dytë personal dhe i dha avantazhin Interit në 3-1.

Minuta 64′ ishte Romelu Lukaku i cili shënoi për rezultatin 4-1.

Dhe në skenë doli prap Lauraro Martinez i cili kompletoi hetrikun e tij në minutën 78′

Për të vulosur fitoren e thellë, u përkujdes Achraf Hakimi i cili realizoi gol në minutën e 87′

Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-2 në favor të Inter.

Tani Inter ka 36 pikë gjithsej dhe ngjitet në pozitën e parë të Serie A./Lajmi.net/

YouTube player