Inter: Hakimi ka testuar negativ në testet e Covid-19
Inter kanë njoftuar për rezultatet e Achraf Hakimi.
Sport
Hakimi ka testuar negativ në testet e koronavirusit, bën të ditur faqja zyrtare e Inter, transmeton lajmi.net.
“FC Internazionale Milano ka njoftuar se Achraf Hakimi ka testuar negativ në testet e djeshme, pasi UEFA sillte teste pozitive për të, para ndeshjes ndaj Monchengladbach”, thuhet në faqen zyrtare të Inter, transmeton lajmi.net.
“Lojtari, krejtësisht asimptomatik, ishte subjekt i testeve të vazhduara sot, për të vërtetuar gjendjen reale”, thuhet tutje.
Hakimi do të mund të jetë i gatshëm qysh në xhiron e ardhshme, pas rezultateve të pranuara sot. /Lajmi.net/