Inter fiton ndaj Bolognas

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Inter dhe Bologna, në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A.

Sport

05/12/2020 22:39

‘Nerazzurri’ nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, ata kishin iniciativën.

Kjo bëri që ata të shënojnë shpejt, fillimisht ishte Romelu Lukaku që shënoi në minutën 16’ pas një asistimi të Ivan Perisic.

Në fund të pjesës së parë, Marcelo Brozovic nga mesi i fushës gjeti me një pasim të saktë Achraf Hakimin i cili realizoi gol në minutën e 45’.

Me të nisur pjesa e dytë, Bologna bëri disa ndryshime dhe morrën iniciativë, në minutën e 67’ shënoi Emanuel Vignato për rezultatin 2-1.

Por, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, në skenë u shfaq prap Achraf Hakimi i cili shënoi në minutën 70’ për rezultatin 3-1./Lajmi.net/

YouTube player