Inter dhe Roma në garë për yllin italian

Torino e ka vendosur mbrojtësin Armando Izzo në merkato për janar, ndërsa Roma dhe Inter thuhet se janë favoritët që ta transferojnë.

Sport

14/11/2020 23:44

28-vjeçari nuk përshtatet në formacionin e trajnerit të ri Marco Giampaolo, derisa vazhdon të vuajë edhe nga disa lëndime, përcjellë lajmi.net.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje këtë edicion, në humbjen 1 – 0 ndaj Fiorentinas.

Sipas Calciomercato, Roma dhe Inter e duan Izzon, ngase mendojnë se mund ta rikthejnë në formën më të mirë.

Torino kërkon 20-25 milionë euro për italianin dhe mund ta lejojnë të largohet në formë huazimi me obligim blerje në fund të edicionit.

Interi nga ana tjetër është duke shpresuar ta shkëmbejë me Matias Vecinon./Lajmi.net/