Inter dhe Real Madrid në garë për Angelinon

Inter ishte shumë i interesuar për yllin e RB Leipzigut, Angelino gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

01/02/2022 23:42

Por, skuadra italiane nuk mund të paguajë çmimin e RB Leipzigut prej 50 milionë euro, prandaj transferuan Robin Gosens për 25 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Interesimi i Interit ende vazhdon pasi sulmuesi Ivan Perisic pritet të largohet në verë, ngase nuk ka treguar shenja që dëshiron të rinovojë.

Sidoqoftë, Inter nuk është skuadra e vetme, pasi edhe Real Madrid ka shprehur interesim.

Duke marrë parasysh largimin e Marcelos në verë, Angelino shihet si lojtari i duhur për të luftuar me Ferland Mendyn për formacionin bazë.

Gjermani është ndër më të mirët në botë me momentin, ku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar 11 asistime edicionin e kaluar, ndërsa këtë edicion ka dhuruar shtatë asistime./Lajmi.net/