Inter dhe Milan, në garë për Emersonin

Ekipet italiane, Inter dhe Milan kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Emerson Royal.

Sport

10/06/2021 20:53

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit dhe Milanit janë takuar sot me agjentët e futbollistit Emerson, në lidhje me një transferim të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Inter e shikon Emersonin, si përforcim ideal në rast të shitjes së Hakimit, ndërsa Milan poashtu janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

22- vjeçari nënshkroi para pak ditësh me Barcelonën për 12 milionë euro nga Betisi, dhe mbetet të shihet nëse ‘Blaugranët’ llogarisin në shërbimet e tij. /Lajmi.net/