Inter dhe Juventus në garë për Depay

Inter dhe Juventus janë duke garuar për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay.

Sport

21/02/2022 12:42

Kur kontrata i skadoi me Lyonin në vitin 2021, Depay vendosi t’i bashkohet Barcelonës, për të luajtur nën urdhrat e Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, edhe pse ishte titullar nën urdhrat e Koeman, holandezi nuk është në planet e Xavit.

Mediumi spanjoll “Sport”, raporton se Inter, AC Milan dhe Juventus janë duke monitoruar situatën e Depay, me Barcelonën që është e gatshme ta shesë futbollistin.

Depay ka edhe një vit të mbetur në kontratë, ndërkohë nuk do ta këtë edhe të lehtë të zhvillojë shumë minuta, pas transferimeve të afatit të janarit.

28-vjeçari ka kontribuar me tetë gola në 22 ndeshje në La Liga dhe Ligë të Kampionëve këtë edicion, por që ka zhvilluar vetëm dy paraqitje që nga 8 dhjetori shkaku i lëndimeve./Lajmi.net/