Inter dhe Handanovic pajtohen për një marrëveshje të re

Samir Handanovic duket se do ta vazhdojë qëndrimin e tij te skuadra e Inter.

Sport

04/05/2020 14:31

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Inter ka arritur në një marrëveshje me portierin Samir Handanovic, dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe pas qershorit të vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e sllovenit skadon verën tjetër, dhe kjo kishte ngritur shqetësime, por marrëveshja raportohet se do të rinovohet sa më parë të jetë e mundur.

Nëse sezoni rifillon dhe Handanovic mbetet zgejdhja e parë në ‘San Siro’ gjatë vitit tjetër, 35 vjeçari do të thyej rekordin para verës 2021, pasi ai ka tashmë 279 paraqitje me ‘Nerazzurri’.

Handanovic synon rekordin e Walter Zenga, i cili ka 328 paraqitje në portën e Inter. /Lajmi.net/