Inter dhe Dybala do të takohen përsëri këtë javë – marrëveshja në pritje

Paulo Dybala vazhdon të jetë i pavendosur për të ardhmen e tij.

Sport

07/06/2022 10:00

Ylli argjentinas, Paulo Dybala nuk ka gjetur akoma skuadër të re, pasi njoftoi për largimin nga skuadra e Juventus.

Lojtari gëzon vëmendje të madhe. Skuadra më afër tij është ajo e Interit.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Inter do të ketë takime të reja me agjentin e Paulo Dybala gjatë kësaj jave, përcjell lajmi.net.

Bisedimet po vazhdojnë dhe gjithçka është në pritje për marrëveshjen e plotë me sulmuesin argjentinas.

Mbetet të shihet se çfarë do të japin takimet e fundit. /Lajmi.net/