Inter – Crotone, formacionet zyrtare

Inter kërkon të arkëtojë tre pikë kundër skuadrës Crotone në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

Sport

03/01/2021 11:33

“Nerazzurrët” gjenden në pozitën e dytë momentalisht, vetëm një pikë larg liderit, Milan i cili kryeson tabelën e Serie A. Inter ka gjithsej 33 pikë dhe me një fitore në ndedhjen e sotme do të mund të ngjitet në pozitën e parë përkohësisht, transmeton lajmi.net.

Crotone gjendet në pozitën e parafundit, pavarësisht rezultateve negative, ata mposhtën Parman lojën e fundit dhe duken më të motivuar për ndeshje.

Në pesë ndeshjet e fundit, Inter ka regjistruar pesë fitore, ndërsa mysafirët kanë dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Për Inter pritet të rikthehet Arturo Vidal, i cili mungoi shkaku i lëndimit.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Barella, Brozovic, Vidal, Young, Lukaku, Martinez.

Crotone: Cordaz; Magallan, Golemic, Luperto; P. Pereira, Eduardo, Petriccione, Molina, Reca; Messias, Riviere./Lajmi.net/