Inter – Brozovic: Rinovimi çështje kohe

Marcelo Brozovic do të rinovojë kontratën e tij me Inter.

Sport

18/02/2022 13:05

Raportime nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Inter janë duke finalizuar detajet e fundit për të kompletuar marrëveshjen me Brozovic, përcjell lajmi.net.

Mesfushori kroat tash e disa kohë është në bisedime me ‘Nerazzurri’ dhe duket se më në fund do të formalizohet marrëveshja për rinovim.

Përveç Brozovic, Inter janë duke punuar për të rinovuar kontratën edhe me një tjetër kroat.

Anësori Ivan Perisic është në rrugë të mirë për të vazhduar qëndrimin e tij në ‘Giuseppe Meazza’.

Pritet që Inter të zyrtarizojë këto dy marrëveshje brenda pak javëve. /Lajmi.net/