Inter avancon në negociata me Atalanta – pritet transferimi i Gosens në ‘Giuseppe Meazza’

Inter janë afër që të bëjnë një prej lëvizjeve më të mira në merkaton e janarit.

Sport

25/01/2022 13:49

Skuadra ‘zikaltër’ ka avancuar në bisedime me skuadrën nga Bergamo, Atalanta, për kartonin e Robin Gosens.

Kampionët e Serie A janë afër që të transferojnë lojtarin e krahut të majtë, bën të ditur Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Negociatat thuhet të jenë në atë nivel saqë marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejtë.

Inter prinë garën ndaj Newcastle për kartonin e Gosens – derisa Stefano Sensi pritet të shkojë në formë huazimi te Sampdoria. /Lajmi.net/