Inter aranzhon takimin me Brozovic – diskutohet për rinovimin
Inter kanë caktuar një takim me Marcelo Brozovic, për të diskutuar lidhur me rinovimin e kontratës.
Sport
Takimi është caktuar për javën tjetër, me Inter që janë gati të sforcojnë ofertat për Brozovic dhe Ivan Perisic.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se takimi do të bëhet me babanë e Brozovic, afër datës së Superkupës së Italisë, përcjell lajmi.net. Kjo do të jetë oferta e fundit që Inter do të bëjë për Brozovic.
Nëse Brozovic kërkon 7 milionë euro për sezon, Inter do të ofrojë 6.5 milionë, me bonuse që do të arrihen lehtë.
Në rast se Brozovic pranon ofertën menjëherë, marrëveshja e re mund të njoftohet sapo Steven Zhang të kthehet te Milan. /Lajmi.net/