Inter, Ajax dhe Sevilla pas Luis Suarez

Shumë ekipe janë pas sulmuesit të Atletico Madrid, Luis Suarez.

Sport

07/03/2022 10:30

Kontrata e Luis Suarez me Ateltico Madrid skadon në qershor dhe atij ende nuk i është ofruar një kontratë të re në ‘Wanda Metropolitano’.

Nëse nuk arrihet marrëveshje me ekipin e Diego Simeone ai mund të largohet, përcjell lajmi.net.

Ai vazhdon të jetë shumë i kërkuar dhe ndër ekipet që e duan Suarez në radhët e tyre  janë Interi, Ajax dhe Sevilla.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të vazhdojë edhe më tej me ‘Rojiblancos’ apo do kalojë në njërin nga ekipet e interesuara për të. /Lajmi.net/