Inter afër marrëveshjes me Handanovic – gati rinovimi i kontratës

Inter është afër që të kryej një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme për skuadrën.

Sport

01/02/2020 18:45

Skuadra ‘Zikaltër’ është afër të arrij marrëveshje për rinovimin e kontratës me portierin Samir Handanovic.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, portieri është pajtuar në parim për një rinovim të kontratës, transmeton lajmi.net.

Portieri slloven ka pasur paraqitje fenomenale me fanellën e Inter, sidomos që nga koha kur mori edhe shiritin e kapitenit, gjatë sezonit të kaluar.

Ai është gati të futet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, por tashmë është pajtuar për një rinovim, i cili sigurisht do të përfshijë edhe një rritje page. /Lajmi.net/