Inter 5:0 Shakhtar Donetsk – notat e lojtarëve
Inter ka siguruar finalen e Ligës së Evropës.
Sport
Me një fitore 5:0 kundër Shakhtar Donetsk, Inter ka prerë biletën për finalen e Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.
Në fitoren e sotme më të dalluarit ishin Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Të dy sulmuesit e Inter shënuan nga dy gola, me Lukaku që tashmë bën historinë duke shënuar në 10 ndeshje radhazi në Ligën e Evropës.
Në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Danilo D’Ambrosio.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e ‘WhoScored’ për lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje. /Lajmi.net/