“Intelektualët” “zbusin” “Skifterat” – Drita fiton me “poker” ndaj Gjilanit

Drita e ka fituar ndeshjen ndaj Gjilanit, në derbin e kësaj xhiroje në Superligë. “Bardhekaltrit” fituan lehtësisht, 4-1, falë një ndeshjeje pa vërejtje gjatë 90 minutave lojë. Ai që u veçua tek “Intelektualët” ishte Marko Simonovski që realizoi hat-trick në këtë ndeshje. Një gol tjetër për Dritën e shënoi Blendi Baftiu në fillim të sfidës.…

Sport

14/09/2022 17:04

Drita e ka fituar ndeshjen ndaj Gjilanit, në derbin e kësaj xhiroje në Superligë.

“Bardhekaltrit” fituan lehtësisht, 4-1, falë një ndeshjeje pa vërejtje gjatë 90 minutave lojë.

Ai që u veçua tek “Intelektualët” ishte Marko Simonovski që realizoi hat-trick në këtë ndeshje.

Një gol tjetër për Dritën e shënoi Blendi Baftiu në fillim të sfidës.

Krejt çka mundi të bëjë Gjilani ishte goli i nderit, i realizuar nga Zabërgja.

Si përfundim, Drita mori një fitore tejet të rëndësishme që e mban atë në krye të tabelës. /Lajmi.net/