Intelegjenca Artificale e Odës Ekonomike të Serbisë tregon se Kosova është shtet

Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) në ueb-faqen e saj ka vendosur një chatbot me inteligjencë artificiale, por nga ky institucion nuk kishin pritur se në mesin e pyetjeve të parashtruara do të gjejnë edhe atë për pavarësinë e Kosovës. Fjala është se shërbimin BizChat, i cili së fundmi ishte prezantuar në Kopaonik në Forumin e…

Lajme

06/03/2024 13:55

Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) në ueb-faqen e saj ka vendosur një chatbot me inteligjencë artificiale, por nga ky institucion nuk kishin pritur se në mesin e pyetjeve të parashtruara do të gjejnë edhe atë për pavarësinë e Kosovës.

Fjala është se shërbimin BizChat, i cili së fundmi ishte prezantuar në Kopaonik në Forumin e Biznesit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një gjë e tillë ndodhi derisa u parashtrua pyetja “nëse Kosova është pjesë e Serbisë”, ku menjëherë erdhi përgjigja nga BizChat ku qartë e thotë se nuk është.

Pasoi edhe shpjegimi i detajuar në pyetjen tjetër të parashtruar se “pse është mirë për Serbinë në aspektin ekonomik të njeh pavarësinë e Kosovës”.

Chatboti në ueb-faqen e PKS-së u përgjigj se në rast se njeh pavarësinë e Kosovës, do të rriteshin investimet e huaja në Serbi, do të forcohej stabiliteti në rajon si dhe do të mundësohej qasja në tregjet e reja.

Pas këtyre përgjigjeve nga ueb-faqja e PKS-së është larguar Chatboti. /Telegrafi/