Instituti Hidrometeorologjik thirrje qytetarëve: Shmanguni sot nga daljet, moti parashihet të jetë me stuhi e breshër

Gjatë gjithë muajit të kaluar në vendin tonë pati ndryshime të mëdha të motit. Ngjashëm duket se ka nisur edhe korriku. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës kanë paralajmërua për mot të ndryshueshëm edhe sot. Besim Aliu nga IHML ka këshilluat qytearët që të shmangin shëtitjet ose punët në natyrë që pasi ky mot parashihet të…

Lajme

02/07/2024 09:06

Gjatë gjithë muajit të kaluar në vendin tonë pati ndryshime të mëdha të motit.

Ngjashëm duket se ka nisur edhe korriku.

Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës kanë paralajmërua për mot të ndryshueshëm edhe sot.

Besim Aliu nga IHML ka këshilluat qytearët që të shmangin shëtitjet ose punët në natyrë që pasi ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe dhe kushte për breshër dhe erëra të fuqishme.

“Ashtu siç ju kemi informuar në parashikimin javor se dita e martë do të ketë reshje, po ju kujtojmë sërish se sot gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë. Vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi . Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos , sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse  ky mot parashihet   të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje.  breshëri dhe erëra të fuqishme”, u tha në njoftimin për media.

Gjithashtu u bë thirrje që kujdes të shtuar të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja i godet në tufë për shkak të disa faktorëve specifik.

“Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta , sepse rrufeja i godet në tufë , për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimeter të gjerë”, u shtua tutje.

Ndryshe shi, erëra dhe breshër është paraparë për sot në disa vende të Kosovës./Lajmi.net/