Institucionet paralajmërojnë rrezik për vërshime, u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim. KRU Prishtina njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.
KRU Prishtina njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
“Ju lutemi të ndërmerrni këto masa paraprake:
Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.
Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.
KRU” Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dal në ndihmë konsumatorëve.
Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse”.
Kurse Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dalë me një apel për qytetarët pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik se në dy ditët e ardhshme mund të ketë vërshime dhe përmbytje.
Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.
IHMK u bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.