Instagram lejon përdoruesit të ndjekin hashtaget
Nuk jeni të kënaqur me përmbajtjen që u serviret?
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/11/170420-instagram-mn-0930-9e1528eb95f7e55d40f73029e43d9f35-nbcnews-ux-2880-1000-735x400.jpg)
Lifestyle
A nuk mjafton ndjekja e një profili për të mbushur boshllëkun tuaj të informacionit në Instagram?
Mos u shqetësoni më sepse Instagram ka filluar testimin me ndjekjen hashtageve në rrjetin social.
Me fjalë të tjera do të jetë një veçori e mrekullueshme për ata që duan të dinë më shumë rreth një teme po nuk dinë cili profil ti drejtohen.
Por nisur nga popullariteti i disa hashtageve, postimi i çdo gjëje në furnizuesin e përmbajtjeve do të ishte mbytëse prandaj kompania ka limituar atë tek postimet kryesore dhe historitë e fundit.
Deri tani funksioni është shfaqur vetëm tek një numër i kufizuar përdoruesish.
Instagram ende nuk ka ofruar asnjë informacion por zakonisht veçoritë eksperimentale përfundojnë duke u publikuar për të gjithë.