Instagram lansoi aplikacionin ‘Bolt’

Në listën e aplikacioneve të Instagram, i cili zotërohet nga Mark Zuckerberg, është shtuar edhe Bolt. Aplikacion ky i cili është duke u testuar në 3 shtete përpara se të përhapet në mbarë botën.

Auto & Tek

05/08/2014 22:30

Aplikacioni ‘Bolt’ lejon që të dërgohen foto dhe video vetëm me një të prekur te lista e kontakteve.

Aplikacioni aktualisht është në dispozicion në Zelandën e Re, Singapor dhe Afrikën e Jugut, kurse planet e kompanisë janë për ta shpërndarë atë edhe në pjesën tjetër të botës.

Një zëdhënës i Instagram ka shpjeguar se fillimisht kishin vendosur që këtë aplikacion ta lansonin vetëm në disa vende për të siguruar një eksperiencë më të mirë me përdoruesit, dhe tashmë objektivi është që aplikacionin në të ardhmen ta ngrenë në shkallë më të lartë.