Instagram arrin 200 milionë përdorues
Instagram tani ka 200 milionë përdorues aktiv në muaj, të cilët shpërndajnë 60 milionë fotografi në ditë. Përveç kësaj, kompania që është pronë e Facebook ka zbuluar se prej krijimit të këtij rrjeti social në vitin 2010, janë shpërndarë 20 miliardë fotografi. Rrjeti social për shpërndarjen e fotografive ka shtuar 170 milionë përdorues që nga…
Auto & Tek
Instagram tani ka 200 milionë përdorues aktiv në muaj, të cilët shpërndajnë 60 milionë fotografi në ditë.
Përveç kësaj, kompania që është pronë e Facebook ka zbuluar se prej krijimit të këtij rrjeti social në vitin 2010, janë shpërndarë 20 miliardë fotografi.
Rrjeti social për shpërndarjen e fotografive ka shtuar 170 milionë përdorues që nga blerja e tij nga Facebook në prill të vitit 2012, për 1 miliard dollar, ku vetëm 6 muaj pas blerjes rrjetit ju bashkuan 50 milionë përdorues.
“Nga dokumentimi i pasionit për xhaz e deri në protestat në Kiev, ne jemi vazhdimisht të habitur dhe të përulur nga momentet që ju i ndani në Instagram”, tha një zëdhënës i Instagram në një blog post.