Inspektorët shëndetësorë, për “vitra”

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës mund të shkojë një herë në katër vjet në inspektime në një institucion shëndetësor, duke pasur parasysh numrin e madh të institucioneve shëndetësore dhe numrin e vogël të inspektorëve. 

Lajme

02/02/2015 08:10

Ata janë kategorizuar si shërbyes civilë, duke bërë që paga e tyre të jetë më e vogël se e një infermiereje.

Numri vogël i tyre ka bërë që ata të kenë mundësi vetëm një herë në katër vjet të bëjnë inspektime të një institucioni shëndetësor, madje vetëm inspektime sipërfaqësore.

Shumë më rrallë do të mundë të inspektoheshin institucionet shëndetore, po që se inspektimi do të ishte më i thelluar.

Këto të dhëna i konfirmon kryeinspektorja shëndetësore e Kosovës, Ardita Baraku, sipas të cilës, kjo është pasojë e numrit të vogël të inspektorëve, në raport me institucionet shëndetësore që ka Kosova.

Në Kosovë, sipas saj, janë rreth 1400 institucione shëndetësore, nga të cilat 900 janë private. (Zëri)