Inspektorët kontrollojnë furrat që rritën çmimin e bukës-çfarë u bisedua me furrtarët
Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe. Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera. E ky ndikim ka filluar të vërehet si shumë në Kosovë, pasi së fundmi në disa furra të kryeqytetit pati…

Lajme
Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe.
Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera.
E ky ndikim ka filluar të vërehet si shumë në Kosovë, pasi së fundmi në disa furra të kryeqytetit pati ngritje të çmimit të bukës.
Kjo gjë bëri që Inspektorati i Autoritetit të Konkurrencës të dalin në terren për inspektim për të parë arsyen.
Këtë herë inspektorët ishin të shoqëruar nga ekipi i lajmi.net, ku u pa nga afër ajo se çfarë po ndodhte e çfarë bisedohej.
Një furrtarë i cili u prononcua e u mor në pyetje nga inspektori, tha se nuk kishte dijeni për takimin e furrtarëve i cili u mbajt të dielën.
“Rryma ka ndiku në rritjen e çmimit se për nja 200 euro ma shtrenjtë vjen këtë muj kur unë paguj mbi1000 apo 1100 euro rrymë kjo me 16% ka me kap dikun 1300”, ka thënë një furrtarrë.
Madje ai ka treguar edhe çmimet e produkteve të tij ku për dallim nga disa prej furrave nuk kishe ndonjë ngritje të lartë të çmimeve.
“Buka e thekrës te unë është 60 cent tjeter vend është 1 euro”, ka thënë ndër të tjera ai. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: