Inspektorati mbyll në Prishtinë 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut bashkë më Policinë e Kosovë dhe me inspektorët nga ATK si dhe Inspektoratin Qendror të Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate). Policia e Kosovës…
Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut bashkë më Policinë e Kosovë dhe me inspektorët nga ATK si dhe Inspektoratin Qendror të Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 126 subjekteve ekonomike, përkatësisht 69 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 57 operatorë ekonomikë, që ushtrojnë veprimtari tregtare, aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 34 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike. Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/