Inspektorati ia ndërpreu përsëri punimet, Rama: Gjysma e asfaltit qenka trashëgimi kulturore, gjysma tjetër e asfaltit jo – Do të dorëzojmë kallëzime penale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ia ka ndërprerë përsëri punimet në sheshin “Xhorxh Bush”. Rama përmes një videoje ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme duke iu referuar Xhelal Sveçlës dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku po e shfrytëzojnë Policinë që t’i ndërprejnë punimet. “Punimet të cilat…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ia ka ndërprerë përsëri punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Rama përmes një videoje ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme duke iu referuar Xhelal Sveçlës dhe ministri i Kulturës Hajrullah Çeku po e shfrytëzojnë Policinë që t’i ndërprejnë punimet.
“Punimet të cilat thojnë së gjysma e rrugës andej qenka e mbrojtur ndërsa gjysma tjetër nuk qenka e mbrojtur edhe ne mundemi me vazhdu tash vetëm në këtë anë jo edhe tjetrën se ky asfalt qenka i mbrojtur. Pra, e shfrytëzon kjo Qeveri në ikje të gjitha instancat në mënyrë joligjore sepse nuk kanë asnjë bazë ligjore, nuk kanë asnjë document ligjor për me e ndërpre këtë punë. Mirëpo, ja që e ndërprerë edhe nuk ia u nin që humbin kohë për qytetarët, për fëmijët tonë”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se ky pengim i punimeve po bëhet për aspekte “puro politike”.
“Ne do të vazhdojmë me punë edhe normal që do të dërgojmë kallëzime penale për të gjithë ata që na pengojnë në zhvillimin e kryeqytetit”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/