Inspektorati i Tregut mbyll përkohësisht 26 motele dhe vila në të gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka realizuar një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës. Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij aksioni ka qenë sigurimi i respektimit të standardeve ligjore, mbrojtja e konsumatorëve,…

Lajme

05/02/2026 19:03

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka realizuar një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij aksioni ka qenë sigurimi i respektimit të standardeve ligjore, mbrojtja e konsumatorëve, garantimi i konkurrencës së ndershme në treg, si dhe verifikimi i përmbushjes së obligimeve ligjore nga ana e subjekteve ekonomike, transmeton lajmi.net.

Gjatë aksionit janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike, me fokus të veçantë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, përkatësisht në subjektet që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në përputhje me kompetencat ligjore, kanë vendosur mbylljen e përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Mbylljet janë bërë për shkak të mosregjistrimit të bizneseve dhe mungesës së pëlqimit apo aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Po ashtu, ndaj operatorëve ekonomikë që kanë ushtruar veprimtari në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, janë shqiptuar gjithsej 27 masa ndëshkuese.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të ngjashme inspektuese, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë: 

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 26 motele dhe villa

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka organizuar dhe realizuar një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, me qëllim të sigurimit të respektimit të standardeve ligjore, mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg, si dhe verifikimin e përmbushjes së obligimeve ligjore nga ana e subjekteve ekonomike.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike, ku fokusi kryesor ka qenë mbikëqyrja më e gjerë e subjekteve ekonomike, që ushtrojnë veprimtaritë e tyre, e që lidhen me fushën e hotelerisë dhe turizmit, respektivisht objekt i inspektimeve të përbashkëta kanë qenë kryesisht subjektet ekonomike, që ushtrojnë veprimtari të vilave dhe moteleve.

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 26 subjekteve ekonomike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, inspektorët e tregut kanë shqiptuar 27 masa ndëshkuese.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe institucionet e tjera pjesëmarrëse do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Republikën e Kosovës./lajmi.net/