Inspektorati i Mjedisit mbyll përfundimisht restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë
Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e tij në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila tha se institucioni që drejton do të vazhdojë të ndërmarrë…
Lajme
Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e tij në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila tha se institucioni që drejton do të vazhdojë të ndërmarrë masa për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore, duke thënë se uji i pijshëm është pasuri publike dhe se për mbrojtjen e tij “nuk ka kompromis”.
Sipas njoftimit të ministres, ndërhyrja e Inspektoratit ka për qëllim ndalimin e veprimtarisë që, sipas institucioneve, po zhvillohej në kundërshtim me rregullat në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Postimi i plotë:
Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.
Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis./lajmi.net/