Insiston Ridvan Aliu: Ky është vetëm fillimi, “SKIFTERI” do të fluturojë mbi qiejt e Dardanisë

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu, ka reaguar publikisht ndaj asaj që ai e quan propagandë mediatike me prapavijë politike, duke theksuar se angazhimi i tij nuk ka asnjë lidhje me politikën, por me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik. Aliu përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se nuk do të lejojë që askush të shuajë ëndrrat…

Lajme

29/01/2026 12:37

Prodhuesi i dronave, Ridvan Aliu, ka reaguar publikisht ndaj asaj që ai e quan propagandë mediatike me prapavijë politike, duke theksuar se angazhimi i tij nuk ka asnjë lidhje me politikën, por me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Aliu përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se nuk do të lejojë që askush të shuajë ëndrrat dhe vizion e mbi një mijë studentëve.

Postimi i plotë i Aliut:

Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike.

Unë nuk jam politikan.Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë.

Nëse dikush mendon se mund të shuajë ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, GABON rëndë.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI!

Rezultatet e 1600+ studentëve do të shihen shumë shpejt, anembanë Kosovës.SKIFTERI do të fluturojë mbi qiejt e DARDANISË./Lajmi.net/