Insistimi s’i shkon huq – Prishtina e luan në “Fadil Vokrri” ndeshjen ndaj Dukagjinit

Prishtina do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së ardhshme të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe luhet ditën e shtunë, transmeton lajmi.net. Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Megjithëse u mundësua që ndeshja të luhet në stadium…

Sport

05/10/2022 20:26

Prishtina do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së ardhshme të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe luhet ditën e shtunë, transmeton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithëse u mundësua që ndeshja të luhet në stadium të tyre, kërkesa e prishtinasve ishte që ndeshja të fillojë dy orë më herët.

Gjithsesi, edhe ky orar nuk i prish punë kryeqytetasve që insistuan për të qëndruar në “Fadil Vokrri”.

Siç tashmë dihet, FFK ia nisi një vendim, ditë më parë, klubit ku thuhej se nuk do ta luajnë asnjë ndeshje në këtë stadium për shkak të gjendjes së rënduar të tij. /Lajmi.net/