“Inshallah në xhehnet nana jem”, reagon djali i gruas së vrarë në Vushtrri
Alaudin Haradini, djali i gruas që mbeti e vrarë në Stanoc të Vushtrrisë, ka reaguar për vdekjen e së ëmës. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradini publikoi një fotografi me nënën. “Inshallah në xhehnet, nana jem”, ka shkruar ai. Një 42 vjeçare mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga një 58…

Lajme
Alaudin Haradini, djali i gruas që mbeti e vrarë në Stanoc të Vushtrrisë, ka reaguar për vdekjen e së ëmës.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradini publikoi një fotografi me nënën.
“Inshallah në xhehnet, nana jem”, ka shkruar ai.
Një 42 vjeçare mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga një 58 vjeçar që pastaj është vetëvrarë.
Nga vendi i ngjarjes familjari i viktimësm, dha detaje mbi rastin.
Sipas tij, vrasja ka ndodhur për shkak se viktima dhe burri i saj kishin ndërruar vendin e punës dhe nuk punonin më tek dorasi.
Ndërkaq, Prokuroria dhe Policia e kanë konfirmuar këtë rast, por që nuk kanë dhënë zyrtarisht motivet që shtyn dorasin ta kryejë këtë vepër. /Lajmi.net/