Inkurajohen nënat që t’i rrisin fëmijët me qumësht gjiri

Gjatë shënimit të javës së ushqimit me qumësht gjiri, u tha se përfitimet e gjidhënies janë  të shumëfishta edhe për foshnjën, edhe për nënën.

Lajme

05/10/2016 13:38

Shënimi i javës së ushqimit të foshnjave me qumësht gjiri, në Ferizaj u bë me një bashkëbisedim të stafit mjekësor të mjekësisë familiare, të udhëhequr nga dr Drita Demiri me me disa prindër të rinj. Atyre iu dhanë udhëzime rreth përparësive që ka rritja e fëmijëve me qumësht gjiri, qoftë për foshnjat, qoftë për nënat.

Ndër përfitimet e gjidhënies u përmendën: tretja e lehtë e qumështit të nënës, mbrpjtja që ky qumësht i ofron foshnjës nga infeksionet, ndihmën që jep gjidhënja në lidhjen emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës, mbrojtja shënsetësore dhe nga shtatzënia e re e nënës, kostoja më e ulët financiare etj.

Me këtë rast iu bë thirrje nënave që të mos i kursejnë përpjekjet për t’i rritur fëmijët e tyre me qumësht gjiri.